Basil Schader “Si të mësoj sa më mirë” një libër me vlera didaktike apo Çelësi për të ndihmuar fëmijët të jenë të suksesshëm

8 0
45

Prof. dr. dr. Basil Schader, personalitet i shquar i didaktikës zvicerane dhe i njohur tashmë në gjithë botën shqiptare. Vuri themelet e albanologjisë zvicerane dhe krijoi në fondacionin e Institutit zviceran për studime shqiptare. Konceptoi dhe realizoi disa projekte me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovës. Ka përkthyer disa romane nga shqipja në gjermanisht. Ndër shumë vepra shkencore së fundmi opinioni shkencor dhe pedagogjik, si dhe ai shoqëror e ka pritur mirë botimin e tekstit didaktik në Zvicër „Si të mësoj sa më mirë“ dhe Kosovë duke u përkthyer në shqip nga Nuhi Gashi.

Platforma e Basil Schaderit qe buron nga teksti didaktik i njohur « Si të mësoj sa më mirë « është edhe një ide e qartë për sistemin arsimor në viset evropiane. Ku parimi themelor është qëllimi i edukimit dhe metodat e tij duhet të rishikohen vazhdimisht në përputhje me masën që shkenca dhe përvoja rrisin njohjen tonë për fëmijën, për njeriun dhe shoqërinë.

Kjo është një vepër me shumë rëndësi sepse u vjen në ndihmë arsimit si një problem i rëndësishmëm botëror. Pra, teksti është i dobishëm sepse ndihmon në ngritjen e mëtejshme praktike të rendimentit e të cilësisë së punës mësimore edukative.

Nisur nga kërkesat, në radhë të parë libri do të u shërbej nxënësve, studentëve, mësuesve, prindërve, si dhe të gjithë atyre që merren ma arsimin dhe edukatën, në tërësi për përmisimin e mëtejshëm të punës së tyre.

Të zhvillojë dhe të përsosë më tej metodologjinë e hulumtimit shkencor-pedagogjik për problemin e arsimit, të shkollës dhe të mendimit pedagogjik, në dobi të modernizimit të gjithanshëm të procesit mësimor edukativ. Pasiqë sistemi i dijës pedagogjike si fushë e shoqërisë, nuk është thënë një herë e përgjithmonë, porse ai zhvillohet parreshtur, së bashku me zhvillimin e didaktikës si shkencë e rëndësishme e fushës shoqërore.

Tek Schaderi spikat ideja e përgjithshme për personalitetin e fëmijës, nxënësit, nëpërmjet punës së mësuesit.

Pikpamje të shprehura në ketë tekst janë:
•Mësimdhënia e sukseshme dhe çka duhet për të…I paraprin Hyrjes.

Pjesa A

•Kushtet paraprake të mësimdhënies së sukseshme- Një program trajnues. Jepen shpjegime të qarta për prindër si duhet të përfshihen në edukimin e fëmijëve që fëmijët të kenë rezultate më të mira në mësime. Ajo që nevojitet është që ata të krijojnë një atmosferë familjare, që të dijë t’i përgatit fëmijët për shkollë dhe Dhjetë hapat që duhet t’i bëjë prindi për fëmijën që ai të jetë i suksesshëm në shkollë.

Hapi 1.Fëmija të ketë gjumë dhe lëvizje të mjaftueshme.
Hapi 2. Ushqim i shëndetëshëm , mëngjes i pasur.
Hapi 3. Vendi yt i punës në shtëpi.
Hapi 4. Qetësia në vendin e punës.
Hapi 5 Orari i qëndrueshëm i punës.
Hapi 6. Planifikimi i punës: ( Bërja e planeve)
Hapi 7. Planifikimi i punës: ( Vënia e qëllimit dhe e nënqëllimeve / etapave
Hapi 8. Fillimi i punës.
Hapi 9. Puna me përqëndrim – por edhe me pushime
Hapi 10.  Nëqoftëse ndonjëherë absulitisht nuk ke dëshirë.

•Teknika dhe këshilla të mësim-nxënies për fusha të ndryshme.

Pjesa B

Teknika dhe këshilla të mësim-nxënies për fusha të ndryshme. Njëzetë e pesë të dhëna që japin shpjegime të ndryshme mbi edukatën dhe konceptet të tjera pedagogjike për mësuesin të cilit i është besuar kujdesi për të mësuar dhe udhëzuar një shkollar, për t’i mësuar në disa lëndë dhe për të kontrolluar në veprimet që bën.Problemet që duhen trajtuar dhe metodat me të cilat do të zgjedhen problemet në mënyra të ndryshme. Esenca e librit qëndron në transormimin e edukatës dhe të arsimit, në integrimin e edukatës dhe të arsimit me punën në formimin dhe emancipimin e njeriut, në shkallën e

transformimit të shoqërisë dhe në përparimin e marrëdhënieve demokratike. Prandaj ky libër është e nevojshëm për çdo familje. Tekstin mund ta gjeni edhe në faqen e internetit

http://www.ofv.ch/index.php?action=titel_detail&id=15336

Delemont, 22 tetor 2012                                                 Nexhmije Mehmetaj 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?