Filmi der Albaner i producentit Boris Schönfelder me regji të gjermanit, Johannes Naber, jo kot ka fituar shtatë çmime në festivale të ndryshme ndërkombëtare, prej atij të filmit gjermanë, atë të Gjenevës, Antalisë e deri në Moskë.
Në parapremierën e filmit Shqiptari në kinemanë e Cinewil të Will-it edhe Xherdan Shaqiri
Bekim Dalipi, 22 janar 2012, Will
Jepet parapremiera e filmit „DER ALBANER“ në dy kinosallat e kinemasë së Wilit para një numri të madh të artdashësve shqiptarë e zviceranë.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, pak pas orës gjashtëmbëdhjetë, siç thuhet në zhargonin popullor – i madh e i vogël, nga sfera të ndryshme të jetës kulturore, sociale e sportive, ishin mbledhur në kinemanë Cinewil për ta parë filmin, parapremieren e filmit Der Albaner, apo Shqiptari. Në lozhën e rezervuar për të ftuar, nga VIP-at e festivalit të filmit, përveç përfaqësuesve politikë, si Konsulli i Republikës së Shqipërisë, Kastriot Noli, bashkë me konsullin e nderit, Edwin Rüegg, ishin edhe kryetari i shoqatës „Zvicër-Shqipëri“, Rolf Altherr, si dhe Albanologu i njohur Basil Schader. Në këtë parapremierë poashtu i pranishëm ishte edhe këshilltari i ministrit të Diasporës, Ahmet Asani. Pastaj aktori Luan Jaha, kampioni i kick-boksit Azem Maksutaj dhe fare në fund hija e xhuxhit magjikë zhveshi gjithë të pranishmit duke kthyer vëmendjen e mediave, dhe të shumë adhuruesve të tij në kryeqendër të aktivitetit. Hyrja e Xherdan Shaqirit krijoi rrëmujë edhe tek mediat e shumta prezente duke lënë mysafirët tjerë për disa çaste të relaksuar nga turma e madhe që kishte mësyer të dielen kinemanë e Will-it.
Kështu që para një numri të konsiderueshëm të mediave lokale e me gjerë, filmi der Albaner i producenti Boris Schönfelder me regji të gjermanit, Johannes Naber, dukej që jo kot ka fituar shtatë çmime në festivale të ndryshme ndërkombëtare, prej atij të filmit gjermanë, atë të Gjenevës, Antalisë e deri në Moskë.
Me nota të larta filmin e vlerëson edhe këshilltari i ministrit të Diasporës, Ahmet Asani. „Ndoshta do ta kisha titulluar ndryshe, mirëpo nga ana artistike filmi është i mirë. Gjithsesi edhe evenimenti është organizuar mirë me njerëz të shumtë e miq zviceranë, e kisha pas dëshirë që kështu të ndodhë edhe në Cyrih, Gjenevë apo Bernë“. „Për momentin“, thotë ai, „jemi në kërkim të një qendre të madhe kulturore me një staf që do të merret kryesisht me organizime të aktiviteteve kulturore , arsimin plotësues, sugjerime për investime në atdhe e të tjera brenga të komunitetit tonë këtu“ thotë Ahmet Asani.
Organizimi madhështor i shtëpisë së distribuimit të filmit artpixfilm më në krye Dardan Gashin, bashkë me stafin e kinemasë dhe zëvendësdrejtoreshen shqiptare Lurde Doda ishte për lakmi. I gëzuar që ka realizuar pritjet në promovimin e filmit, Dardan Gashi apo Dany, thotë se interesimi ka qenë aq i madh sa mua më është dashur shumë prej tyre ti kthej në shtëpi. „Parapremiera ka kaluar në një mënyrë tepër, tepër të suksesshme, ndërkohë që edhe reagimet kanë qenë shumë të hatashme, me kanë përkrahur, më kanë uruar e përgëzuar për punën e mirë.“
Në kinematë e Zvicrës filmi fillon të shfaqet nga 26 janari në Bernë, Basel, Cyrih, Luzern, Winterthur, Olten dhe Will.
Ndërkohë që mësuam se përmes këtij filmi, regjisori jo vetëm që trajton temën e emigrimit ilegal në Gjermani, por ai njëkohësisht trajton edhe doket e kulturën e një vendi europianë jo shumë larg Gjermanisë. Dhe me të parë sekuencat e para, ani pse Shqipëria sivjet feston njëqindë vjetorin shtet, në film paraqitet sikurse aty ora ka ndaluar se rrahuri pikërisht në atë kohë. Dhe pikërisht nga kjo dramatikë prapambeturie, buron një ngjarje e hidhur dashurijeje mes dy të rinjëve shqiptarë. Sado që kjo mund të duket e rrallë dhe e shtyrë thellë në zonat malore të Shqipërisë, përcepton e lidhet me faktin që klishet ndaj Shqipërisë e popullit shqiptar nuk kanë ndryshuar edhe aq shumë.
Ndryshe filmin nuk e sheh as miku i shqiptarëve, Rolf Altherr –„filmi është bërë shumë mirë“, thotë ai“, „por mesazhin që jep, është pak brengosës. Sepse fatet e njërëzve jepen ashtu siç nuk do të duhej të ishin. Druaj se filmi pjesërisht shpreh realitetin shqiptar “, vlerëson ais, ﷽﷽﷽﷽﷽﷽﷽i ministrit tm hmuar nüe çndryshe, mirepo nga ana artistike filmi .
Dhe shikuar nga ky këndvështrim, ky film qysh në start ngërthen dëshiren e publikut, kryesisht shqiptarë, që mos të lëshoj asnjë sekuencë të filmit, i cili për me tepër se një orë e gjysmë trajton dashurinë e fshehur mes Arbenit dhe Etlevës shtatëzanë -që të dy të rritur diku në zona të thella malore të Shqipërisë veriore, në familje partriarkale. Aktori Nik Xhelilaj që në film njihet si Arbeni, luan rolin e një emigrant, i cili me babanë dhe xhaxhanë (aktorin Luan Jaha) po kthehej nga Greqia, nga puna e lodhshme që mezi siguronin mbijetesën. I mërzitur nga mussaka greke e larg së dashurës Etlevës, aktorës Xhejlane Terbunja, Arbeni takohet më të fshehurazi, derisa kupton nga Etleva se borxhi i famlijës së Etlevës, vë në lojë fatin e tyre. Në këmbim të dhjetë mijë eurove, ata duan ta martojnë Etleven dhunshëm më një biznesmen shqiptar që jeton në Amerikë. Nga ky çastë e tutje historia e dy të rinjëve merr kahje dramatike. Etleva mbetet me barrë dhe e mbyllur nga familjarët në arrest shtëpiak për ta ruajtur nderin e familjes, kurse Arbeni merr arratin rrugëve ilegale për Gjermani me qëllimin e vetëm që t’i sigurojë dhjetë mijë eurot e vëra kusht për martesë nga familja e Etlevës para se të lindë fëmija. Arbeni e kupton shpejtë se Gjermania e madhe dhe e pasur nuk merret me hallet e tij. I vënë në siklet që nuk po arrinte dotë ta grumbullonte shumën e kërkuar, Arbeni bashkë me shokun e tij Sllavko, të cilët i bashkon fati i njejtë si ilegalë, të pastrehë e vend pune të njejtë që paguhet pak, pranon ofertën e kontrabanduesve polakë për të futur emigrantë rrugëve ilegale në Gjermani. I joshur nga fitimet e shpejta, e i ndodhur në mes zenkave të dy bandave kontrabanduese, ai përfundon me lëndime serioze e me xhepat bosh. I humbur e i mbushur me zemërim, Arbeni prej një djali të mirë e të dashur kthehet në dhunues e kriminel; mu sikur Ujki i Stepës i romanit të famshëm të Herman Hesses. Dy karaktere brenda një trupi: paqësori dhe vrasësi. Aty ku mbyllën të gjitha rrugët dominon ky i fundit. Duke vrarë bossin e bandës rivale për t’ia marrë të hollat, Arbeni prej një hallexhiu që ishte, kthehet në Shqipëri me Mercedes i veshur me kostum të zi e me çantën plotë para. Tani ai mund ta marrë Etlevën ashtu si e donë zakoni, me dasmë e me fëmijë që ka baba. Dhe kur pritej që ky rrëfim prekës e i sinkronizuar në melodi rrënqethëse të përfundonte me një „Happy end“, Arbeni merr goditjen më të rëndë shpirtërore. Babai i Etlevës i refuzon parat pasiqë Etleva tashme kishte lindur një fëmijë paramartesor, pa baba -një kopil, dhe si e tillë ishte shtyrë nga farefisi. Por, Arbeni nuk dorëzohet dhe më ndihmën e të ëmës së Etlevës, e gjen atë në një periferi të varfër të lagjëve të Tiranës. Dhe tani që pritej përqafimi i tyre, ndodhë e papritura. Etleva e vetmuar, e mbushur me mllef e urrejtje për mosmbajtjen e fjalës së dhënë se do të kthehej para se ajo të lindtte fëmija, e refuzon Arbenin e thyer shpirtërisht e të mbushur në lotë dhe ikë në drejtim të së qarës së fëmijës që nuk duket asgjëkundi. Duke lënë kështu jo vetëm Arbënin e lotuar por edhe publikun e përlotur, nga një ngjarje rrënqëthese që shfaqë me mjeshtëri të madhe Shqiptarin me tri elemente dominante; paranë, dhunën dhe seksin apo dashurinë, që ndonëse njerëzimi heziton t”i thotë haptas, i sheh me kënaqësi. E gjerësa është kështu, atëherë pse filmi der Albaner mos ta fitojë edhe çmimin Oskar?
Pamje nga ngjarja



















No Comments
Comments for “Der Albaner” në sytë e një gjermani are now closed.