Të dielën me datë 22 janar, në qytetin Will të Zvicrës në sallën e filmit u dha premiera e filmit “Der Albaner” që në shqip i bie “Shqiptari”.
Të ftuar ishin artist, krijues, sportist dhe politikan shqiptar e miq zviceran, përfaqësues të mediave zvicerane e shqiptare, musafir nga Gjermania, Suedia dhe shtetet tjera të Evropës. Nga artistët që luanin në atë film prezent ishte artisti kosovar z. Luan Jaha dhe regjisori i filmit Johannes Naber. Në ftesë ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli. Premierën e nderuan me pjesëmarrjen e tyre futbollistivkosovar Xherdan Shaqiri, këshilltari i Ministrit të Diasores z.Ahmet Asani krijuesi dhe albanologu dr.Basil Schader, krijuesit shqiptar Albert Rama, Zef Ahmeti dhe emra tjerë të diasporës. Organizatori i kësaj parapremiere z. Dardan Gashi ishte përkujdesur që mysafiret të priten sa më mirë gjë që edhe ashtu ndodhi, si në aspektin e organizimit ashtu edhe të pritjes.
Filmi der Albaner teknikisht ishte në nivel të filmave të kohës. Ndoshta është një si lloj fobie nga që kohët e fundit po thuhet se vet po i bëjmë reklamë negative vetvetes si puna e video reklamës Kosovo the young europeanstë cilën artisti i famshëm Enver Petrovci e shpall si antireklama më e keqe për Kosovën. Është fakt se kohët e fundit filma po bëjnë njerëz që ose nuk janë marrë kurrë me artin filmik, ose nuk e njohin fare realitetin shqiptar, ose i angazhon dikush që nuk na e do të mirën si popull. Kohët e fundit kanë dal filma ku shqiptarët prezantohen si shitës të drogës, mafioz që vrasin, rrahin e vjedhin para vetëm e vetëm për ta realizuar një ëndërr të tyren e cila s`ka të bëjë fare me karakterin, historinë dhe aktualitetin e shqiptarëve. Ajo që të bie në sy dhe ta vret veshin e shpirti në këtë film është zgjedhja e Zlatkos për shok të Arbenit, ku serbi apo sllavi Zllatko në film vepron me vend dhe nuk vazhdon të keqen dhe e këshillon Arben-in der Albaner-in që ta ndërpres rrugën e të keqes..!?
Der Albaner – Trailer (Youtube)
Nuk di prej nga është marr ky realitet por besoj thellë se numri i atyre familjeve që veprojnë ndaj vajzave të veta siç u veprua në film ndaj Etlevës është aq i vogël sa që vërtetë ky film nuk e meriton që ta ketë emrin der Albaner. Artisti Nik Xhelilaj ishte një artist fenomenal, aq i mirë ishte sa që të dhimbsej që e luante këtë rol negativ, për dhimbje ishin edhe Çun Lajçi, Luan Jaha e të tjerë sepse për ta luajtur një film me emrin Shqiptari janë disa qindra tema e ngjarje që do ta kishin tronditur Evropën e botën për tipare të mira e jo si kjo ngjarje qe njolloste jo vetëm shqiptarët e qytetit Bajram Curr të Shqipërisë por gjithë shqiptarët kodo që janë.
Në fund të filmit s`di si më erdhi një ofshamë si e Migjenit dhe thash me vete ah që nuk i kam paret e Behxhet Pacollit që t`ja jap Enver Petrovcit që të bëjë filma per Skenderbeun, për Nanë Terezën, për Ibrahim Rugovën, për Adem Jasharin, për Agim Ramadanin për,për, për… m’u morr goja sepse pa mëndua fare më erdhën në gojë disa qindra emra…kur u ndezën dritat më pikuan disa pika loti dhe dola jashtë.
Të nesërmen pra me datë 22.01.2012 sa isha duke e shkruar këtë tekst me thirri z. Fehmi Bektashi, skenarist i filmit në premierën e të cilit për javën tjetër duhet të marr pjesë, po ashtu në një premierë, në të njëjtin qytet pra në Wil, në të njëjtën sallë. Nuk di sakt se çfarë tematike ka filmi, por e di se ka të bëjë me shqiptarët dhe për shqiptarët dhe se quhet jo pëllumbi i fundit por “Plumbi i Fundit”.
No Comments
Comments for Filmi “Der Albaner” are now closed.