BSHZ

Invalidi i Zvicrës, Shaban Hasi operon pacientët në tru

Shkruar nga adem. Postuar në LAJME

arsmorina

Publikuar në August 31, 2013 me 1 Comment

Drejtori i Klinikës Neurokirurgjike Arsim Morina, vazhdon të kërkojë përgjegjësi për pranimin në punë të neurokirurgut Shaban Hasi.

Morina deri tani ka dërguar dy ankesa në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Inspektoratin e Punës, duke kërkuar që Shaban Hasit t’i bëhet një hetim për të kaluarën e tij dhe një vlerësim psikofizik, pasi, sipas Morinës, i njëjti ka qenë duke marrë pension invalidor në Zvicër si invalid i qindpërqindtë, shkruan Tribuna.

Morina i informuar nga mediat zvicerane për mjekun që tashmë punon në Klinikën që ai udhëheq, thotë se Hasi ka qenë i dënuar me 21 muaj burg nga shteti zviceran si keqpërdorues dhe mashtrues disavjeçar i fondeve pensionale.

Ai, sipas Morinës, ka marrë në të njëjtën kohë edhe para nga Ministria e Shëndetësisë për shërim jashtë vendit. Për Morinën mbetet akoma e pakuptueshme se si Ministria e Shëndetësisë ka punësuar një person që shteti i Zvicrës e ka shpallur 100% invalid.

Shpërndaje artikullin

1 Comment

Comments for Invalidi i Zvicrës, Shaban Hasi operon pacientët në tru are now closed.

  1. me kta njeres jemi krenar zoti popullit ton qe ja fal