Të nderuara Zonja, të nderuar Zotëri,
Vëllezër të nderuar, motra te nderuara,
Sektori për projekte në kuadër shoqatës “Bashkësia shqiptare në Zvicër” ka filluar të punojë në projektin i cili do të merret me studimin e mundësive për nxitjen dhe subvencionimin e diasporës shqiptare për të investuar në Kosovë.
Dëshirë e çdo shqiptari, që ka në zemër Kosovën dhe viset e saja, është që Kosova të jetë edhe ekonomikisht e fortë, që të ketë vend për të gjithë ata që e meritojnë të jetojnë e punojnë në Kosovë.
Kosova e pavarur kjo ëndërr e shumë gjeneratave nuk do te jetë e plotësuar pa i pas ne mesin e vet edhe mërgimtarët që aq shumë kontribuan dhe aq gjatë e bartën ne zemër mallin për atdhe. Nuk themi se është momenti që te kthehemi ashtu siç kemi ardhur, por nuk nuk mund të themi se edhe duhet te presim të gjithë asimilimin ose të shohim ëndërr se dikush do të hap vende të reja pune për diasporën milionëshe shqiptare. Kthimi i asaj pjese të diasporës që është e aftë për punë, për investime për menaxhime, për politikë është më se i nevojshëm para se gjithash për vet Kosovën sepse vetëm kështu fillon procesi i kundërt nga ai të cilin e krijoi Serbia.
Kthimi i asaj pjese të disaporës e cila nuk e kurseu kurr as kohën, as djersën as jetën per ta bërë Kosovën shtet është borxh jo vetëm kombëtar e shtetror po edhe moral e njerzor i Kosovës edhe ate për jetë të jetëve. Diaspora shqiptare dallon krejtësisht nga diasporat e popujve tjerë, ne nuk mund dhe nuk guxojmë të krahasohemi me diasporat e popujve tjerë.
Viset shqiptare nën Maqedoni, Serbi e Mal të Zi nuk kanë fuqinë të miratojnë ligje të cilat subvencionojnë diasporën shqiptare. Në një situatë të tillë, tani që do të kemi Kosovën e pavarur, do të duhej që Kosova të përgaditet me ligje në mënyrë që diaspora shqiptare të mund ligjshëm, lirshëm e pa frikë të investojë kapitalin dhe përvojën e arritur për disa dekada ne perëndim.
Kjo letër i është dërguar disa personaliteteve te jetës politike, ekonomike, kulturore në Kosovë e diasporë.
Nga ju i nderuar lexues kërkojmë po ashtu një mendim tuajin profesional, një mendim nga përvoja dhe praktika, duke pas parasysh subvencionet e mundshme që do te duhej dhe mundej t`ia bënte Kosova në njërën anë dhe ne anën tjetër vendet mikpritëse ku jeton e punon diaspora jonë. Pas konsultimeve që do t`i bëjmë edhe me intelektual, politikan, veprimatrë, shoqata e institucione, projekti i kompletuar do ti dërgohet Qeverisë së Zvicrës dhe Qeverisë Kosovare.
Qëllimi i këtij projekti është nxjerrja e subvencioneve të ndryshme nga Qeveria dhe shteti i Kosovës, nga qeveritë dhe shtetet ku jeton diaspora shqiptare për t`i lehtësuar diasporës shqiptare rrugën e investimit të kapitalit të vetë e me këtë edhe kthimin gradual në shtetin e Kosovës.
* * *
Me këtë rast falënderojmë të gjithë ata që na dërgojnë sugjerime, komente, ide, vërejtje apo çfarëdo detaji që e ndihmon jetësimin e këtij projekti.
Zvicër, 23.06.2006 nga Kryesia e BSHZ-ës
……………………………………………………………………………………………………………………………….
Kemi nevojë dhe jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që mendojnë se ia vlen të punohet në këtë projekt. Mendimet dhe sugjerimet tuaja rreth projektit mund t`i dërgoni me E-mail:projekti2006@bshz.ch ose t`i publikoni direkt në web-faqe duke shtyp tastën “Posto Komentin”




















No Comments
Comments for Nxitja dhe mbështetja e diasporës shqiptare për investime në Kosovë are now closed.