Përfundon protesta

Written by Admin. Posted in Aktivitete

Tagged: , , ,

Vetvendosje

Published on January 23, 2012 with No Comments

Protesta e paralajmëruar qysh më parë nga Vetvendosje dhe e filluar nga ora 13.00 e ditës së djeshme, në të dy pikat tashmë të njohura, atë në Medrare dhe te Dheu i Badhë ka pëfunduar në orët e hershme të mëngjesit, kumtuar nga Vetvendosje“. Për shkak të kufizimeve që janë bërë nga policia në aspektin logjistik dhe temepraturës së ultë që po mbizotëron atje, është bërë i pamundur qëndrimi i sigurtë për protestuesit” deklaron Vetvendosje.Sipas shpjegimeve të Vetvendosjes, gjatë orës 00.30 Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin Veton Dragusha i cili ishte angazhuar në mbarvajtjen dhe furnizimin e protestuesve me gjëra elementare ushqimore, batanije, dhe gjësende tjera të nevojshme për t’iu krijuar atyre lehtësi dhe qëndrim më të gjatë. Në shenjë përgjegjësie dhe mirëqenie ndaj protestuesve vetvendosje ka kërkuar nga protestuestit që të shpërndahen të qetë dhe të kthehen në shtëpitë e tyre, tregon Vetvendosje.

Ndërkaq, në anën tjetër është vlerësuar dhe Policia e Kosovës e cila nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka reaguar sikur herën e kaluar. Sipas Bajram Rexhepit, Ministër i Punëve të Brendshme, sjellja e policisë është diktuar nga vet sjellja e protestuesve duke anashkaluar këtu ndonjë vendim të mundshëm politik. Madje policët të cilët kishin qëndurar deri vonë në protestë,  gjatë kalimit rresht për dy nëpër protestues janë duartrokitur nga këta të fundit, duke brohoritur: “Policia është e jona, jo e Qeversië”.

Në fund Vetvendosje, falenderon qytetarët me prezencen e tyre dhe forma tjera, ndërkaq nga Vetvendosje deri më tani nuk është bërë i ditur ndonjë njoftim rreth asaj se cilat janë hapat ose veprimet e reja që do të merr ajo.

Share this Article

No Comments

Comments for Përfundon protesta are now closed.