Me gjithë përvojën e grumbulluar në drejtim të mësimdhënies, mësuesi gjithmonë ka nevojë për thellim dhe zbatim të metodave, parimeve didaktike, shkencore e pedagogjike. Mësimdhënia është një nga faktorët kryesor në një shkollë cilësore.
Ajo konsiderohet e suksesshme atëherë kur mësuesi/ja di të njoh botën e nxënësve, të njoh temperamentin, të respektojë mendimin dhe të krijojë nxënësve interes për orën e mësimit. Të përfshijë në veprimtari të larmishme, të shfrytëzojë situatën dygjuhëshe metodën krahasimtare pa rënë në paralelizëm, të njoh familjen e nxënësit dhe dialektin e të folmes së tij, di t’i orientojë nxënësit drejt për të çmuar rëndësinë e gjuhës standarde.
Për të qenë mësimdhënia e sukseshme, mësuesi/ja duhet që të gjitha këto t’i planifikon. Në fakt , suksesi i punës së tij/saj do të udhëhiqet vetëm në një planifikim të mirë. Sa më tepër kohë të shpenzohet për përgatitjen dhe planifikimin e zhvillimit dhe të organizimit të procesit të mësimdhënies, aq më të mëdha janë mundësit për punë të sukseshme dhe cilësore në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit. Pra, suksesi i punës mbështetet vetëm në një planifikim të mirë.
Cilat janë fazat nëpër të cilat kalon planifikimi i orës mësimore?
Planifikimi i orës mësimore duhet të realizohet për mes tri fazave:
- Përgatitja para mësimit, që është e barabart me hartimin e planit ditor.
- Puna dhe veprimtarit didaktike brenda 45 minutash.
- Reflektimi pas mësimit.
Faza I: çfarë përfshin planifikimi para mësimit ?
Për ketë mësuesi/ja duhet të ketë parasysh:
• Strukturën e orës së mësimit, me dy apo tre grupe nxënësish bashkë.
• Përpilimin e objektivave të orës së mësimit.
• Objektivat duhet të jenë specifike, në mënyrë që të nxisin tek nxënësi nivele të larta të menduarit dhe të vepruarit.
• Një element tjetër shumë me rëndësi i planifikimit është : motivimi e që lidhet me vlerën që ka tema apo njësia mësimore. Ky lidhet me vlerën që ka tema apo njësia mësimore.
• Mësimi duhet të planifikohet, të ndërtohet mbi njohurit paraprake që kanë nxënësit në mjedis dy gjuhësie.
• Për të pasur sukses mësimi, pa tjetër duhen planifikuar proceduarat e mësimit, teknikat dhe strategjitë si dhe format organizative.
• Në hartimin e planit ditor mësuesi/ja planifikon se cilën detyrë nxënësi do ta kryejë në mënyrë individuale, cilën do ta kryejë në grup.
• Në ketë fazë planifikohet edhe koha e realizimit.
Faza II: Puna gjatë orës mësimore
• Në këtë fazë fillon zbatimi i veprimtarive të planifikuara,
• Zbatohet struktura e orës mësimore,
• Zbatohen metodat dhe strategjitë, teknikat mësimdhënëse të planifikuara,
• Zbatohet materiali lëndor, mjete dhe paisjet mësimore,
• Zbatohet koha e planifikuar,
•Zbatohet kontrolli dhe vlerësimi i planifikuar.
Faza III: Puna pas orës mësimore. Analiza e ralizimit të orës mësimore që do të na shërbejë si mbështetje për të planifikuar orën e ardhme. Në këtë fazë mësuesi/ja i rishikon veprimtaritë e kryera në klasë dhe mendon mbi vlerat e këtyre veprimtarive. Nga këto shënime nxjerr anët e mira dhe të metat e punës. Kjo do të na shërben për planifikim të ri të temës apo orës së re mësimore.
MODEL MËSIMI
Lënda: Gjuhë shqipe
Klasa : Cikli lartë (7-8-9 )
Tema: Gjuha shqipe dhe dialektet e saj
Objektivat:
1. Nxënësit të saktësojnë, vendet ku flitet gjuha shqipe.
2. Të dallojnë kufijtë e dialekteve
3. Të dallojnë një tekst të shkruar në dialekt me atë të shkruar në gjuhën letrare
4. Të flasin e të shkruajnë pastër gjuhën shqipe.
Përgatitja për orën e mësimit: Teksti i gjuhës shqipe, fletë plotësuese nga Historia, harta e Evropës, fletë për projektor, harta e shtrirjeve të fiseve ilire, harta e gjuhësore e shqipes, fletë me dy pasqyra të ndryshme shqiptimore dhe leksikore.
Zhvillimi i përmbajtjes –a) Rikujtojmë njohuritë. Shkruaj në dërrasë të zezë fjalët: ILIRI, ALBANI; ARBËRI, SHQIPËRI dhe zhvilloj bashkëbisedim. Bëj pyetje:
- Ç’lidhje kanë këto fjalë me njëra tjetrën?
- Ç ’periudhe i përkasin?
ILIRIA është vendi, atdheu i ilirëve, paraardhësve tanë. I përket shek. III-II para Erës sonë.Ilirët janë nga popujt më të vjetër të Ballkanit. Fiset ilire kanë jetuar në brigjet e detit Adriatik dhe detit Jon. ( në projektor vendoset fleta fole, harta ilire)
ALBANI ka lidhje me fisin e albanëve. Nga ky fis shqiptarët morën emrin qysh në mesjetën e hershme, njihen si albanë dhe arbër.
ARBËRI. Në shek.XI trojet shqiptare bënin pjesë në Perandorinë Bizantine. Me vendosjen e feudalizmit, emri Iliri u zëvendësua me fjalën Arbëri.
Shteti i Arbërit u formua në dhjetëvjetshin e fundit të shek. XII (në projektor nxënësve u tregohen tri stemat e Arbërit, Kastriotëve dhe e Shqipërisë.)
Gjatë pushtimit serb, më 1343 dhe pushtimit osman, më 1389 e më vonë, shumë arbër u larguan në Greqi dhe Itali ku u quajtën respektivisht arvanit e arbëreshë.
Nëpërmjet këtyre të njohurive synohet:
a) Nxënësit të kuptojnë se për origjinën e lashtë dhe historinë e gjuhës.
b) Realizihet natyrshëm lidhja ndërlëndore.
c) Hyjmë natyrshëm në mësimin e ri.
Tema e re: Nxënësve u drejtoen këto pyetje:
1.Ku bënë pjesë gjuha shqipe? (në familjen indoevropiane.)
2. Nga e ka prejardhjen gjuha shqipe? (nga ilirishtja e vjetër)
3. Cili është dokumenti i parë i gjuhës shqipe?(Meshari” i Gjon Buzukut, i shkruar në vitin 1555).
Mësuesi/ja vendos hartën e Evropës në tabelë.
Nxënësve u drejtohen pyetje:
- Ku flitet gjuha shqipe?
- Përgjigja do të jetë:
- Në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, në malin e Zi, ( Ulqin,Hot, Grudë, Plavë, Guci et), në Maqedonin perendimore ( Shkup, Tetovë, Gostivarë, Dibër të Madhe, Strugë, Ohër, Prespë et, ) në Serbinë jugore( Kosovën lindore), në çamëri,. Shqip flasin arbërshët e Italisë, arvanitët në Greqi, dhe shqiptarët në Diasporë.
Gjuha shqipe filitet në dy dialekte. (Në projektor vendos hartën gjuhësore të dialekteve dhe nëndialekteve të shqipes. ) Në dialektin gegë të veriut. Në dialektin tosk të jugut. Gjuhajonë flitet në gegërisht dhe toskërisht.
| Gjuha letrare | Gegërishtja | Toskërishtja |
| ë është, gjë | à àsht, gjà | ë është, gjë |
| e vend,pe | é vénd, pë | ë vënd,pë |
| va vatër | vo votër | va vatër |
| ua lavdëruar qoftë | ue,u lavdue qoftë | ua lavdëruar qoftë |
| për të shkruarfilloi për të shkruar | me shkruefilloi me shkrue | për të shkruarfilloi për të shkruar |
| kam lidhur | kam lidhë | kam lidhur |
| kam bërë | kam bà | kam bërë |
Lumi Shkumbin merret si kufiri mes dy dialekteve. Në veri të lumit shkumbin flitet dialekti gegë dhe në jug, dialekti toskë.Ndryshimet nuk janë shumë të mëdha. Vihen re në fonetikë e fjalë(leksik) e më pak në gramtikë dhe sintaksë. Ja disa shembuj:
- Në shqiptim e gramatikë.
- b. Në leksik
| Gjuha letrare | gegërishtja | toskërishtja |
| fytyrë | fëtyrë | fytyrë |
| litar | konop | litar |
| qumësht | tambël | qumësht |
| gënjej | rrej | gënjej |
| gënjeshtër | renë | gënjështar |
| hënë | hana | hënë |
Praktikë e udhëhequr nga mësuesi/ja, – i njoh nxënësit me mësimin e ri dhe përdorimin e fjalorit :shqip frëngjisht
Praktikë e pavarur.-Nxënësit tekstin e dhënë në dialekt këthejnë në gjuhë letrare.
Praktikë e drejtuar nga mësuesi/ja- Bashkbisedim me nxënës, vlerësoj përgjigjet e tyre.
Mbyllje. – Përmbledhje e orës së mësimit, arritjen e objektivave dhe vlerson nx. me notë
Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura, Zvicër
Delemont, 7 qershor 2012.





















No Comments
Comments for PLANIFIKIMI I NJË ORE MËSIMORE NË MËSIMIN PLOTËSUES are now closed.