Këshillimorja

Për anëtarët e Bashkësisë Shqiptare në Zvicër plotësimi i Dokumentacionit per deklarimin e tatimit bëhet GRATIS PLOTËSIMI I DOKUMENTACIONIT PËR DEKLARIMIN E TATITIMT (Erfüllung der Steuererklärungsdokumentation) Në bazë të nenit 9 të Statutit të Bashkësisë shqiptare në Zvicër vepron “Këshillimorja Shqiptare në Zvicër”-KSHZ . Këshillimorja ka filluar punën qysh në vitin 2002. Në kuadër të aktiviteteve të të veta këshillimorja sivjet fillon punën me plotësimin e dokumentacionit për tatim. Plotësimin e dokumentacionit për tatim e bëjmë në mënyrë elektronike. Përvoja ka treguar se kjo mënyrë e plotësimit është shumë e sakt, kjo mënyrë nuk lejon gabime të cilat bëhen gjatë plotësimit të dokumentacionit me dorë. Për anëtarët e bashkësisë Shqiptare plotësimi i Dokumentacionit per deklarimin e tatimit bëhet GRATIS

Plotësimi i dokumentacionit për tatim bëhet në mënyrën me te re me programet kompjuterike të marruna nga organet për tatim te Kantoneve Zvicerane. Mënyra e re elektronike e plotësimit të dokumenteve ju mundëson kursim të lartë në në tatim. Për plotësimin e formularëve të tatimit duhet pas gati këto dokumente:

DËSHMITË për HYRJE-DALJET 2011

1. Dëshmitë për gjitha hyrjet për vitin 2011
(nga punëdhënësi Lohnausweis 2011)
2. Dëshmia nëse u është falur apo keni trashëguar pasuri
3. Dëshmia nëse ju i keni fal dikujt pasuri
4. Distanca në (km) nga banesa deri te vendi i punës
- mjeti me çka udhëtoni (qerre, motor, Autobus..etj)
5. Pagesat për sigurimin shëndetësor dhe harxhimet për mjekim.
(Kërkoni nga Krankenkasse : Leistungsabrechnung 2011)
6. Harxhime tjera për ata që kanë shkallë të caktuar invaliditeti
7. Sa të holla keni marr nga komuna si ndihmë për sigurimin shëndetësor (Krankenkasse) për vitin 2011.
8. Dëshmi se ndihmoni dikë financiarisht
9. Dëshmi se keni dhënë ndihma humanitare
10. Nëse keni kredi dëshminë se keni kredi ( Nga Banka )
11. Dëshmia e pagesave per sigurimin e jetës 3a për v.2011
12. Automjeti, marka dhe Viti prodhimit
13. Dëshmia e interesit për gjitha bankë e postë kontot.
(Zinsausweise für alle Bank- und Postkonti)
14. Dëshmia që keni pagu për shkollim, kurse apo të ngjashme.