Shkolla e mësimit plotësues të gjuhës shqipe – qëllimet dhe rëndësia

8 0
2

Prof. Nexhmije Mehmetaj,
mësuese e shkollës e mësimit e mësimit
plotësuese të gjuhës shqipe në kantonin Jura

“Udha e shkronjave është e gjatë
Sa kultura jonë e lashtë
Kush e shpiku A B C  – ën
E ka dashur shumë atdhen
Shkollën tonë e kemi në zemër 
Sepse mban me nder ketë emër.” 

Shkolla shqipe e mësimit plotësues është pjesë përbërëse e arsimit shqip të Republikës së Kosovës, e cila organizohet me qëllim të ruajtjes së identitetit shqiptar, lidhjes së fëmijëve tanë me atdheun. Në kantonin Jura ashtu sikur se në kantonet tjera të Zvicrës shkolla shqipe përfaqësohet nga Këshilli Kantonal i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri”. LAPSH sipas Statutit është formë e organizuar e veprimit, përkatësisht resor i Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës.

Puna edukativo-arsimore zhvillohet në bazë të plan-programeve dhe teksteve të miratuara nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës.

Shkolla shqipe e mësimit plotësues, për ndryshim nga shkolla shqipe në vendlindje, mësimi zhvillohet pas mbarimit të orarit të rregullt të fëmijëve në shkollën zvicerane, ose gjatë pasditeve të lira të mërkurën e të shtunën.

Roli i shkollës në këto momente mbetet në epiqendër.  Ajo e mëson, aftëson, e përgatit brezin e ri me dije, me shprehi, me aftësi dy gjuhësore të mira që kur nxënësi të mbarojë klasën e 9-të të jetë një njeri i mësuar, një bamirës, një atdhetar i përgatitur dhe një i ri dygjuhësor i vetëdijshëm për një integrim në shoqërinë pritës në vendin ku jeton.

Shkolla shqipe e mësimit plotësues përfshin në gjirin e vet të gjithë fëmijët e familjeve të mërgimtarëve shqiptarë, që nga mosha 6-16 vjeç dhe i arsimon dhe i edukon ata me frymën e kulturës shqiptare.

Qëllimet dhe rëndësia e mësimit plotësues të gjuhës shqipe:

1.Shkolla shqipe ka për qëllim që fëmijët shqiptarë të zotërojnë mirë jo vetëm për të folur por edhe për të shkruar gjuhën shqipe, ta kultivojnë atë dhe letërsinë shqiptare, të njohin historinë dhe gjeografinë e atdheut, të kenë njohuri mbi lëmin e pasur kulturën shqiptare artet popullore të kombit tonë të lashtë.

–          Kush e dijë mirë gjuhën e vet amtare, e mëson më mirë frëngjishten apo ndonjë tjetër gjuhë të dytë.
–          Duke ditur shqipen dhe duke mësuar një gjuhë tjetër në shkollë d.m.th fitohet dygjuhësia.
–          Shkolla shqipe i përkrah nxënësit të jetojnë me sukses në dy kultura.
–          Njohurit e mira në gjuhën amtare iu ndihmojnë fëmijëve që t’i ruajnë kontaktet me familjen, me të      afërmit dhe me Atdheun.
–          Kush e njeh mirë gjuhën dhe kulturën e vet amtare integrohet më mirë në shoqërinë zvicerane. Ai duke ditur gjuhën dhe kulturën e vet di të ju tregon të tjerëve se çfarë ka sjell nga vendi vet. Di të shpalos vlerat e veta para shoqërisë mikpritëse zvicerane. Integrim më i mirë.
–           Suksese më të mira në shkollën zvicerane. Nxënësi shumë mësime i merr në të dy gjuhët, ka fjalor më të pasur, flet dy gjuhë sipas nevojës.
–          Me njohuritë e mira dygjuhësore të rinjët kanë përparësi në fushën e profesioneve si në Zvicër ashtu edhe në Atdhe.
–           Në rast kthimi në Atdhe dëshmohet vijimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

2.Udhëzime për prindër

–          Me fëmijë flisni shqip! Në familje flitet gjuha që dini prindërit më mirë.
–          Mënjanoni përzierjen e gjuhës shqipe me gjuhën frënge apo tjetër.
–          Lini fëmijët të lexojnë libra në gjuhën shqipe dhe frëngjishte.
–          Përcillni rregullisht suksesin apo pengesat e fëmijës në shkollë. Me ketë ju i ndihmoni fëmijët tuaj.
–          Dërgoni fëmijët tuaj në mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe do të bindeni në përparimet e tyre.

3.Adresat ku ju mund të gjeni plan-programin e Shkollës Shqipe dhe Tekstet shkollore.

http://www.masht-gov.net/advCms/#id=1354

Delemont 25 gusht 2012                                                     Nexhmije Mehmetaj

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?